Gjeneral Enver Cikaqi: Kapiteni Sejdi Krasniqi ishte patriot i madh, personalitet me vlera, një oficer shembull

Në Akademinë solemne, që u mbajt, në përkujtim të kapitenit Sejdi Krasniqi, gjenerali Enver Cikaqi e vlerësoi lartë figurën e kapitenit, të cilin, gjenerali Cikaqi e quajti personalitet me vlera të larta kombëtare, dhe një oficer shembull.

“Unë sot jam këtu që ta nderojmë veprën e kapitenit Sejdi Krasniqit, bashkëluftëtarit tonë, një prej figurave që Prizreni e ka pasur për nder ta ketë” tha Gjenerali Cikaqi në fillim të fjalës së ti.

Kapitenin Sejdi Krasniqi gjenerali Cikaqi e vlerësoi si personalitet që ka dhënë shumë për shoqërinë, për shokët, për institucionin, për vendin, për atdheun.

“Gjithmonë ka reflektuar pozitivitet, disiplinë, patriotizëm, me vepra, e me punën, e cila e kompleton personalitetin e tij si ushtarak i devotshëm” tha Cikaqi duke e potencuar kontributin e jashtëzakonshëm si veprimtar i paraluftës, si një ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, dhe si një kontribuues i jashtëzakonshëm në TMK dhe FSK.

“Ai nuk e priti transformimin e FSK-së në Ushtri, por me 21 janar të këtij viti e kemi kujtuar dhe kemi pas mall për Sejdi Krasniqin dhe të gjithë shokët që kanë kontribuar që të ndodh 21 janari, prandaj me përuljen më të madhe them se ushtria është kontribut edhe i Sejdi Krasniqit…” tha gjenerali Enver Cikaqi.

Gjenerali Cikaqi figurën e Sejdi Krasniqit e përkufizoi me tri elemente që e dallonin. “Ishte patriot i madh e personalitet me vlera, një oficer i disiplinuar duke u bërë shembull dhe ishte tradicional”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka figurën e kapitenit Sjedi Krasniqi e vlerësoi si personalitet me vlera të larta që i dha shumë Kosovës si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje.

Sekretari i OVL të UÇK-së Isa Berisha tha se kapiteni Sejdi Krasniqi ishte në ballë të lëvizjes për çlirim dhe në ndërtimin e vendit.

Majori Elmi Bytyqi, figurën e kapitenit Sjedi Krasniqi e vlerësoi si një personalitet kërkues , guximtar e me përkushtim të pashoq.

Në emër ta familjes me dhembje por edhe krenar me veprën e babait të pranishmit i përshëndeti i biri Arbnor Krsniqi./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *