Gavazaj, me kontratë të re me Renovën

Alush Gavazaj, që ka bërë karrierë me Lirinë, Feronikelin dhe Vushtrrinë, tashmë nga janari po djersitë fanelën e Renovës, skuadër kjo nga Republika Veriore e Maqedonisë, ku luajti me mjaftë sukses.

Meqenëse, Gavazaj pati performansë shumë të mirë, drejtuesit e skuadrës i ofruan kontratë të re, për çka edhe është arritur akordi nga palët.

‘Po.Kam nënshkruar kontratë një vjeçare me Renovën dhe jam i kënaqur me kushtet. Pres që të arsyetoj besimin dhe të arrrijmë objektivat’, ka thënë të mërkurën, Gavazaj.

Skuadra nga dje ka rinisë përgatitjet për edicionin e ri dhe me fokus të veçantë për ndeshjet paraeliminatore në garat e UEFA-s.

Renova është njëra nga tri skuadrat shqiptare që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *