Fragment nga romani ‘’PRAPA KURRË MË!’’ – Tyran Prizren Spahiu

‘’PRAPA KURRË MË!’’ – Tyran Prizren Spahiu

Për Rindin e pakapshme ishte rinia në ato vite. Kujton ende i veshur si partizan në brigadën 127 në këmbësori, ishte i caktuar me detyrë në malet e Detit. Jetohej dhe luftohej me të njëjtën dashuri. Ishin vite këto që kërkonin guxim, trimëri dhe atdhedashuri. Dimrit, sidomos ditëve dhe netëve të ftohta kishin tejet nevojë për popullatën, e cila në çdo mënyrë ju dilte në ndihmë. Të organizuar mirë, në çdo formë dhe mënyrë të mundshëm bënin ballë armikut. Kah fundi i luftës në këto rrethana natyrisht lindin edhe dashuritë që sajohen në mënyrë më të përkryer të mundshëm.

E dinte se rreshteri Emir ishte disa muaj me Vjosën, aq sa arriti të kuptoj nuk kishin asgjë serioze, por vet fakti se shumëherë ishin bashkë, krijohej përshtypje tek ushtarët se ishin tmerrësisht të dashuruar.

Dimër i ashpër, me shumë dëborë, fshtatrat ishin të bllokuara. Gjendeshin në një fshat të vogël rrëzë malit. Pasi ngrëni darkën doli jashtë, ishte mahnitëse, miliona e miliona yje shiheshin, thua se pëshpëritnin njëri me tjetrin. Papritmas ndjeu hapat, që kërcitnin në dëborë, ktheu kokën, ishte Vjosa. U ul afër, me një ton tejet të but, përkdhelës iu drejtua.

-Ç’kemi epror i dalluar, dëgjova se të kanë propozuar për ushtar të vitit dhe do të dekorohesh nga vet komandanti.

Buzëqeshja e saj e mposhti, okupoi, futi drithërimë në tërë trupin e tij, foli edhe diç por nuk ishte në gjendje të përcjelli atë, pastaj u drejtua.

-Unë asgjë nuk di, nuk kam ide, prej teje dëgjojë këtë, më shpjego kush të tha?

Tani ajo e befasuar, i hapi sytë, buzëqeshi sërish, me dorën mbi supin e tij.

-Eh rreshteri Rindi, tërë kampi ushtarak di për këtë. Më lejo që unë e para të të uroj dhe të dëshiroj gjithë të mira.

U falenderua duke mos e pyetur ku ka ndëgjuar për këtë, kryesore ishte tani se ishte afër tij, është momenti kur duhet të bisedon dhe pyet se a është e vërtet lidhja e saj me rreshterin Emir. U ndal një çast, duke u munduar të gjen mënyrën më të ngrohtë të mundshme mos të ndihet e ofenduar dhe të largohet me zë burrëror pëshpëriti.

-Vjosa do të të bëj një pyetje, shpresoj nuk më keqkupton!

    Tentoi të vazhdoj por nuk mundi, fjalët i ktheheshin sërish në fyt, nuk arriti as të belbëzoj. Papritmas tërë këtë mundim ajo me një fjali e tha të tërën, thua se ditur ka çdo të pyet.

-Di Rindi, unë asgjë nuk kam me Ilir Emirin!

Ishte një lajm që në brendësi të shpirtit i etur dëshironte të ndëgjoj.

-E di se tërë kampi ushtarak mendon se ne jemi të dashuruar, por kjo aspak nuk qëndron, vet fakti se Iliri mundohet të dukemi se kemi lidhje serioze nuk është e vërtet. Ka kohë që dëshiroj të bisedoj me ty për këtë, por ti vazhdimisht i angazhuar në aksione nuk gjeja kohë dhe momentin e duhur, por tani mu ofrua mundësia, je mik i imi dhe shpresoj se më kupton!

Ofroi dorën dhe vuri mbi dorën e tij, ngrohtë, e vogël, e butë. Shikjoi drejtë në sy, ishin mahnitëse, thua se vërejti pikë loti, apo ishte vetëm dritëz nga dëbora, nuk din! Nuk din si, në ç’mënyrë, por se u gjind nën puthjet më të zjarrtë që mund të imagjinon njeriu. Shijonin çastet më magjike që ofron dashuria, tërë trupi ishte i veshur më epsh. Vjosa e tëra u dorëzua ledhatimeve. E fuqishme ndjenja se ajo takon vetëm atij, e bëri të ndihet si princi i mesjetës në kalin e bardhë duke hyrë triumfalisht në kështjellën mbretëror. Edhe pse ftohtë, agimi i gjeti ende të përqafuar.

Pas kësaj takoheshin çdo minutë të mundshëm, nuk zgjati shumë dhe gati të gjithë kuptuan për lidhjen e tyre. Dinte se janë këto kohëra që vështirë do përballoj rreshteri Ilir Emir, por kështu e ka jeta.

Dy javë pasi u dekorua nga vet komandanti si ushtar i vitit, gati të gjithë i uruan pos Ilirit tek i cili shihej haptasi ironia dhe urrejtjta që ndiente ndaj tij. Ishte i nëpërkëmbur, tradhtuar nga shoku i luftës, me të cilin kishte kaluar aq shumë beteja, për jetë e vdekje, po, me Ilirin jetojnë në të njëjtin qytet, bile edhe në të njëjtën rrugë. Tani mundohet që sa më rrallë të takohet me të, komandanti nuk iu caktonte më detyra të përbashkëta.

Plane të shumtë me Vjosën kanë thurur. Pas lufte do të vendosen në kryeqytet, bëjnë dasmë, ftojnë të gjithë ushtarët e brigadës 127, shumë fëmijë do ken…

Pranvera i gjeti sërish në ofenzivë ndaj armikut, luftërat ishin tejet brutale, të ashpëra, luftohej për çdo pëllëmbë të mundshme. Pas mijëra plumbave të shkrepura nga të katër anët, Rindi ishte në vijën e parë të frontit, kur iu ofrua një ushtar dhe përcjelli lajmin e hidhur. Vjosa është e plagosur. Nuk mund të besonte…i tha…

-Por ajo është në prapavijë!

-Posa të mundesh kthehu prapa tek ajo!

Nuk kaloi shumë kohë, momentin kur përfunduan të shtënat, vrapimthi u kthye, e gjeti të mbuluar me një batanije dimri. Po, ishte ajo, Vjosa! Edhe pse në prapavijë të frontit, predha e kishte goditur në qafë, ishte pa jetë, betejë kjo kur ra dëshmor pjesa e dytë e jetës së tij! Zymtësia mbërthehu qenien e tij, tërë trupi i dridhej, tronditur, krahërori filloi të shtërngon, nuk din se si ndodhi, kishte humbur vetëdijen, kur e pa veten në dhomën e infermierisë. Lodhur, raskapitur, ndëgjoi fjalët e një femre…

-Qetësohu, të kemi dhënë injeksion për gjumë, ke nevojë për pushim.

Atë ditë kaloi në spital, ditën e dytë posa u kthye në brigadë, si rrufe u përhap lajmi se lufta përfundoi.

Si është e mundur e tërë kjo, nuk arrinte te gjen përgjigje, vetëm dy ditë ndanin nga kënaqësia e jetës, vetëm dy ditë që fare nuk llogariten në jetën e njeriut. Është ironia që lozi me ardhmërinë e tij, eh… ç’ironi! Jeta mori një kahje tjetër, u kthye në Deti, qytetin e tij të lindjes. Festat e shumta për nder të fundit të luftës jehonin gjithandej, ai nuk ishte fortë i interesuar për këto argëtime. Me Ilirin shiheshin kalimthi por nuk flitnin më, ishte një hendek i pakapërcyeshëm që asnjëri nga ata nuk donin të tejkalojnë. Shtatë tetë vite pas përfundimit të luftës filluan të acarohen raportet edhe më vrazhdë mes tyre, në mbledhjet e partisë, zakonisht ku merrnin pjesë që të dy, definitivisht Ilir Emiri tani shumë aktiv në parti, vazhdimisht kundërshtonte çdo hap të tij. Vërsulej me tërë arogancën e tij brutale mbi çdo gjest, apo sugjerim të Rindit. Haptazi shihej armiqësia e egër tek Iliri.

Ende jetonte në trupin e tij Vjosa, por me insistimin e miqëve se jeta vazhdon filloi të takohet me zonjushën me emrin Zade. Pas ca muajsh u martuan pa shumë bujë, një aheng modeste dhe pa pompozitet. Paga e oficerit ndërlidhës mjaftonte të kenë jetë mjaft komod.

Në mbledhjetë e partisë ndodhnin zënkat vazhdimisht, derisa atë natë shpërtheu e tërë urrejtja e mbledhur nga ana e Ilirit. Rindin e akuzoi se është anti-popullor, tenton dhe kujdeset vetëm për b… e tij, nuk mendon për proletariatin dhe shumë akuza të tjera. Situata e tensionuar edhe më tepër u elektrizua kur Rindi tha se Iliri vetëm hakmirret për Vjosën dhe se nuk është e vertët që flet… anën e tij mbajtën edhe disa miq të tij… u shkallëzua gjendja kur dy shokë të tij dolën jashtë, ishte kjo shenjë se përgatitet diç, prandej Rindi atë natë pa shumë zhurmë vendosi të largohet, thjeshtë të ik! Natën udhëtonte, ashtu që ditën e katërt në mëngjes arriti në kufi, u fsheh në pyll prapa një lisi tërë ditën, në mbrëmje vonë doli matanë, definitivisht u largua nga hakmarrja… kaloi pastaj në kamp në Itali dhe pas disa muaj u aprovua kërkesa dhe me anije tej oqeanike shkoi për në SHBA.

U vendos në një banesë me qera, u punësua, por mendimet vazhdimisht shkonin larg, imagjinonte se si në dhomën e nxehtë lëkundte djepin s’bashku me Zaden për të cilën nuk ndiente shumë dashuri, por ishte ajo nëna e djaloshit të tij.

Tërë kohën, mendonte për Zaden dhe fëmijën e posalindur, duke vrapuar prore pas punës, ai djalin e vet Shkëmbin, Shkëmb Malësorin nuk arriti as të lëkundi në djep, as të marr në dorë dhe të dalin në shetitje buzë deti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *