Fotolajm: Burimi i Ujit në rrënjët e Rrapit si turp i gjithë qytetit të Prizrenit, Komunës e qytetarëve

Tri foto të shkrepura, e të bëra bashkë me pamje të Burimit të Ujit në Marash të Prizrenit, nuk janë gjë tjetër veç turpi i qytetit.

Qindra qytetarë e vizitorë kalojnë skaj këtij Burimi të Ujit, dhe duke e parë Rrapin qindvjeçar e shohin edhe këtë Burim të Ujit, në gjendjen më të keqe të mundshme.

Komuna e ka humb rrugën në obor, ndërsa qytetarët, në vend se të ndërmarrin aksion për pastrimin e Burimit të Ujit vazhdojnë të hedhin mbeturina.

Prandaj  Burimi i Ujit në rrënjët e Rrapit sështë turp i gjithë qytetit të Prizrenit, Komunës e qytetarëve./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *