Faik Beqaj: Se historia përsëritet tek ne, dëshmojnë zgjedhjet (aforizma)

30 aforizma të përzgjedhura të shkruara 3 dekada më pare e që i rrinë për mrekulli aktualitetit të sotëm

FAIK BEQAJ – DE MONIZMA

Rrudhat në ball janë udhët që sështë dashur t’i shkelë në jetë.

U mbush vrer. Deshti të jetoi me nder.

Disa kanë të drejtë e disa kanë pasuri.

Pajtohem me të gjitha fjalët që i tha e do ti thotë zoti drejtor – tha një punëtor.

Kah fundi i karrierës deshti t’i përvjelë mëngët e të punoj, që t’i arsyetoj gabimet.

Ëndërra e tij mori fund, kur nisi t’i hap sytë popullit.

Nuk mund të presim zgjidhje nga njerëzit që janë zgjedhur me lidhje.

Disa delegatë kur të hyjnë në sallën e mbledhjes sikur të hynin në bazen; e mbajnë gojnë mbyllur.

Disa herë u shpërblye si punëtor, pa prekur punë me dorë.

Hoqi të zitë e ullirit, por nuk hoqi dorë nga pozita.

Duhet të mësojnë urti të reja, sepse marritë e vjetra po përsëriten.

Koha e zymtë po na konvenon. Edhe ashtu s’po kemi qejf ta shohim njëri-tjetrin.

Ata që ishin të kuq si revolucioni, i zverdhi evolucioni.

I varfëri s’mund ta thotë të vërtetën. Do t’i kushtonte shumë shtrejt.

Ata që kaluan çaste të paharrueshme mbi kurriz të popullit, populli kurrë s’do t’i harroj.

Populli e hëngër nga ata, që e kishin gojën plot popull.

Këngë popullit smund ti këndojnë ata që s’ja dëgjuan kurrë gjëmën.

Populli po gërhatë. Ndërgjegja e disave është ende në gjumë.

Se historia përsëritet tek ne, dëshmojnë zgjedhjet.

Deri vonë ëndërroi punë. Tash ëndërron gjatë orarit të punës.

Më në fundi harmonizuan qëndrimet; të gjithë e kemi të qartë se kështu më nuk shkon.

E drejta është në anën tonë, por gjykatësi është në anën tjetër.

Funksionet dhe mandatet ia mbuluan mëkatet.

Burokrati përherë ka të drejtë. Pas tij ndodhet pushteti.

Krejt çka i premtoi popullit, tash kanë të afërmit e tij.

Dikur kishte besimin e popullit. Tash ka çdo gjë.

Smund të ndalet vjedhja, kur hajni bënë roje.         

Në mbedhje ia morën fytyrën, por i mbet banesa.

Ata lartë, nuk duan të zbresin poshtë, që të mos i shkelë rrota e historisë.

Disa janë bërë si anijet me vela. Drejtohen kah frynë erërat.

Përzgjodhi: Adil Memaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *