Episodi më i ri i telenovelës tragji-komike të qeverisë lokale në Prizren

Ishte Ilir Baldedaj shef i Grupit të kuvendarëve të AAK-së, është ai, i cili ditë më parë paralajëmroi se në pozitën e drejtorit të ri të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Prizren do të vjen drejtori i Inspektorateve islam Thaçi.

Me 19 qershor Ilir Baldedaj në faqen e tij në FCB shkroi:

Personin, i cili Komunës së Prizrenit i shkaktoi humbje miliona euroshe nga mjetet e taskapaguesve Mytaher Haskuka e paska emëru drejtor të Mirëqenies Sociale…

Njeriun që dështoi në drejtorinë e Inspeksionit Mytaher Haskuka po e dërgon në drejtorinë që duhet të përkujdeset për rastet sociale.

Kushdo që nuk ishte me VV-në, ky ish drejtor i isnpektoratit ia dërgoi eskavatorët…ndërsa në detyrën e re, drejtori i vjetër, me pako ushqimore do t’I “shpërblejë” të gjithë aktivistët e VV-së…

Mytaher Haskuka dështimet e vjetra po i mbulon me dështime të reja…

Këtë informacion sot e konfirmoi ish drejtori i kësaj drejtorie Fejzë Kabashi, i cili bënë të ditur se ia ka dorëzuar detyrën Islam Thaçit.

Në ndërkohë nuk ka informacion zyrtar nëse Islam Thaçi e ka dorëzuar detyrën e drejtorit të Inspektorateve.

Në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit në çastin kur po shkruhen këta reshta të dyja këto drejtori janë pa emra.

Kundër Islam Thaçit ka të ngirtur aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kjo nuk i bënë fare përshtypje Mytaher Haskukës, i cili po bëhet pjesë e një telenovele tragji-komike, në të cilën mungon zëri i tij.

Ndodhitë e fundit në Prizren sa janë komike po aq janë edhe tragjike, sepse në mes të dorëheqjeve, shkarkimeve dhe ndërrimit të pozitave, ka mungesë të transperncës.

Lëvizjet e papritura, ta lënë përshtypjen se zhvillimet e fundit në Prizren janë stihike pa ndonjë projekt apo strategji të mirëfilltë./Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *