Emblema e Prishtinës kthyer mbrapsht, kush kë do ta kthej mbrapsht të shtunën

Zyrtarët e Lirisë që e mirëmbajnë faqen e Klubit në FB, dhe të cilët i përgatititin njoftimet për aktivitetet e Lirisë, kanë bërë një gabim që besojmë të jete gabim teknik, duke e kthyer mbrapsht emblemën e skuadrës mysafire.

Në njoftimin e Lirisë emblema e vendasve është mirë e vendosur ndërsa ajo e Prishtinës e kthyer mbrapsht e nuk lexohet as emri dhe as viti.

Mbetet të shihet kush kë do ta kthej mbrapsht (do ta eliminojë) të shtunën në stadiumin Përparim Thaçi.

Prishtina aktualisht është lidere në superligë, ndërsa Liria lufton për ekzistencë, por garat për Kupën e Kosovës gjithmonë janë të paparashikueshme./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *