Edhe sot uji rrjedh në rrugë “Enver Haradinaj” në Prizren

Në rrugën kryesore në hyrje tyë qytetit të Prizrenit nga dretimi i Luginës së Lumbardhit, edhe nw orët e sotme të mëngjesit vazhdon të rrjedh uji”.

Banorët thonë se uji del nga kanalizimi i ujrave të zeza…

Banorët e shtëpive përreth rrugës “Enver Haradinaj” njoftojnë se e kanë informuar Komunën e Prizrenit dhe Hidroregjionin jugor për ta sanuar problemin, por sipas tyre Komuna nuk i ka dhënë leje Hidroregjionit jugor për ta sanuar problemin, por e ka angazhuar një Kompani që nuk është fare nga Prizreni.

Është hapur gropa dhe është mbyllur ndërsa problem nuk është zgjidhur thonë banorët e shtëpive në këtë lagje.

Ata thonë se është punuar shkel e shko…

Uji vazhdon tw rrjedh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *