Dyshimet për vjedhje ne Festivalin “Zambaku i Prizrenit”, këtë vit ne fazën përgatitore!

Nëpër vite Festivali Zambaku i Prizrenit u kallëzua penalisht, për arsye të mosrealizimit të kritereve të organizimit, nga organizatori, ndërsa dyshimet shkonin për keqpërdorim të parasë së taksapaguesve.

Kjo ishte njëra ndër arsyet që kryetari Mytaher Haskuka dhe drejtori i Kulturës Ehat Oreshka, nuk e mbajtën vitin e kaluar Festivali “Zambaku i Prizrenit”

U tha se nuk do të organizohet me tender “Zambaku i Prizrenit”. U tha se “Agimi” duhet ta organizoj dhe duhet të gjendet mënyra më e përshtatshme që të shmanget keqpërdorimi i parasë publike.

Por a ndodhi kjo? Nuk ka ndodhur.

Asnjë edicion e “Zambakut…” nuk është kallëzuar penalisht në fazën e përgatitjes së festivalit.

Për herë të parë këtë vit, Festivali “Zambaku i Prizrenit” ka kallëzim penal, në fazën përgatitore, dhe dyshimet përforcohen nga mungesa e transparencës.

Përgjigja e prokurorisë dhe konfirmimi i Kallëzimit penal zbulon edhe emrat e të kallëzuarve.

Të dyshuar janë Ehat Oreshka, drejtori i Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Besim Berisha.

Përgjigja e Prokuorisë: “Referuar kërkesës dhe pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Prizren, me datë 14.05.2019  është dorëzuar kallëzimi penal nga L.A., kundër E.O., dhe B.B.

Prokuroria Themelore në Prizren, do ta trajtojë kallëzimin në fjalë dhe do të veprojë konform dispozitave ligjore”.

Mungesa e transparencës e bënë edhe më të dyshimtë organizimin e këtij viti.

Përveç që “Zambaku…” do të shkoj në tenderim edhe këtë vit, dyshimet për “lojëra” me Zambakun, nisën në ditën e publikimit të përfituesve të Komunës në thirrjen për t’i subvencionuar OJQ-të dhe individët.

As sot nuk ka njoftim zyrtar cila është shuma që është ndarë për OJQ-të dhe personat dhe as sa përfitoi “Zambaku i Prizrenit” , dhe kush ka kërkuar mjete në emër të “Zambakut të Prizrenit”.

kërkesa ilegale që këto mjete të ndahen përmes institucioneve që nuk e kanë asnjë të përbashkët me “Zambakun…” e bënë edhe më të dyshimtë organizimin.

Dyshime për keqpërdorime në organizimin e festivalit “Zambaku i Prizrenit” gjithmonë ka pasur, pas “produkti” final është kontestuar.

Këtë vit, për edicionin jubilar dyshimet janë kallëzuar penalisht, ne fazën e përgatitjes se edicionit të 30 të festivalit.

Mytaher Haskuka nuk reflektoi vitin e kaluar kur mori vendim zyrtar që të organizohet “Zambaku…” ndërsa nuk ia përfilli, po ky drejtor i Kulturës.

Nuk ka shenja se Mytaher Haskuka do të reflektojë as  këtë vit.

Epilogu mbetet të shihet në ditët në vijim./prizreniot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *