Drejtoria e Kulturës nuk ka përgjigje në pyetjet e kuvendarëve?

Disa nga drejtorët e qeverisë lokale u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Kuvendit, por jo edhe drejtori i Kulturës, Ehat Oreshka, i cili nuk e mori fare mundimin të ju përgjigjet pyetjeve që iu shtruan nga kuvendarët, sot, gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Disa nga pyetjet e kuvendarëve për këtë drejtori janë:

Përse anëtari i RROK-u i propozuar për Komisionin për ndarjen e subvencioneve nuk është pranuar, ndërsa është marr një person tjetër dhe RROKU nuk është  informuar?

Sa mjete janë ndarë për Zambakun e Prizrenit përveç tenderit. Në xhirollogari të cilit subjekt janë ndarë këto mjete?

Pse nuk bëhen publike shumat të cilat iu ndanë OJQ-ve?

Sa mjete ia ndau vetes drejtori për aktivitetin e OLD tajmerave?

Ku ka mbetur Festivali për fëmijë “Fluturat” me cilin vendim e keni ndaluar këtë festival, i cili është themeluar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Kuvendit Komunal?

Përgjigjet vazhdojnë të mbeten të panjohura për opinionin edhe përkundër premtimit të kryetarit të Komunës për transparencë radikale.

Në asnjë nga këto dhe pyetjet tjera, drejtori i Kulturës nuk e mori mundimin të përgjigjet. Sigurisht nuk dëshiron të ndikojë në hetimet e prokurorisë?/prizrenjisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *