Drejtori i Adminsitratës ka një falenderim për shërbyesit publik, me staf të reduktuar e kujdes të shtuar ofrohen të gjitha shërbimet për qytetarët

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit falenderon të githë shërbuesit publik, të cilët në Qendrën e integruar, me staf të reduktuar e me kujdes të shtuar pa ndonjë vështirësi i ofrojnë të gjitha shërbimet për qytetarët.

Drejtoria e Administratës në Prizren edhe në rrethanat e reja të krijuara nga pandemia, duke i marr të gjitha masat në mbrojtje të të gjithë stafit të Amdinitsratës, por edhe të qytetarëve, ka vazhduar me ofrimin e të gjitha shërbimeve për qytetarë

Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, njofton se shërbimet janë duke i ofruara me staf të reduktuar e me masa të caktuara sipas vendimeve të Qeveris së Republikës së Kosovës.

“Deri me tani në Qendrën e integruar të Shërbimev nuk kemi ndonje vështirësi dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të të gjithë zyrtarëve komunal” thotë drejtori i Administratës, i cili ka një falenderim për shërbyesit publik.

“Ofrimi e të gjitha shërbimeve për qytetarët, ndonëse me staf të reduktuar dhe kujdes të shtuar është i mundur falë përkushtimit në punë, prandaj nje falenderim shkon për secilin shërbys publik të kësaj Qendre./Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *