Drejtori i Administratës Osman Hajdari ofron transparencë të plotë për procesin e dhënies së lokaleve të Komunës me qira, nuk mund ta konstaton nëse ka humbje Komuna…

Në shqetësimet e ngritura nga Prizreni Sot, rreth tenderit të datës 26.12.2018 për dhënien me qira të lokaleve të Komunës, drejtori i Administratës Osman Hajdari është përgjigjur duke e shprehur gatishmërinë e plotë për ofrimin e të gjitha dokumenteve publike për njoftimin e opinionit publik për të gjithë hapat që nga shpallja e tenderit deri në dhënien me qira të lokaleve të Kuvendit Komunal.

Përgjigja e plotë

Ju njoftojmë se tenderi për lokalet komunale është zhvilluar me vendim të Kuvendit Komunal nr.001/011-116673 të datës 31 korrik 2018 dhe konfirmimit të këtij vendimi nga ana e MAPL me nr.02-936/2 të datës 10.08.2018.

Procedurat sa i përket dhënies me qira të lokaleve prone komunale i ka udhëhequr Komisioni i përbërë nga  7 anëtarë, diç e kërkon ligji dhe rregullorja për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim dhe atë 3 anëtarë nga Kuvendi Komunal, 3 anëtarë nga ekzekutivi dhe 1 anëtarë nga Shoqëria civile.

Komisioni Komunal për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim  ka përcaktuar kushtet për pjesëmarrje si dhe kriteret për përzgjedhjen e ofertuesve.

Ofertat i janë nënshtruar kriterit të vlerësimit me poentim sipas:

Ofertës me çmimin më të lartë

Krijimit të vendeve të punës

Idesë që do të sjellë inovacione në lëmin e turizmit

Menaxhimit të biznesit dhe të ofruarit punë për gjininë femërore

Përvojës së mëhershme të menaxhimit dhe zhvillim të biznesit të caktuar

Planit të biznesit në të cilin do të përfshihen të gjitha aktivitetet, si dhe mundësitë e investimeve dhe zhvillimit të biznesit.

Pas mbarimit të tenderit është bërë hapja e ofertuesve sipas ligjit dhe rregullores në fuqi si dhe janë vlerësuar të gjithë të interesuarit-ofertuesit sipas këtyre kushteve -kritereve që i ka vendosur ky komision.

Po ashtu siç e kërkon rregullorja  listën përfundimtare të fituesve ky komision e ka shpallë në ëeb faqen e Komunës (shih tek rubrika e lajmeve, në faqen 32, Lista e fituesve, ku janë të dhënat edhe për çmimin për metër katror) në tabelën e shpalljeve dhe e ka njoftuar fituesin e shpalljes, ku me këtë rast ju ka dhënë të drejtë ofertuesve të tjerë, që nëse konsiderojnë se ju ka bërë e padrejtë të mund të ankohen në komisionin e ankesave si organ i shkallës së dytë, i cili edhe ky komision është formuar nga ana e Kuvendit Komunal,

Sa i përket lokalit pronë komunale që gjendet në Sheshin e Shatërvanit, është bërë përzgjedhja e fituesit sipas komisionit mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim, ku pas shpalljes  së fituesit, pala e pakënaqur B. SH. është ankuar në organin e shkallës së dytë, Komisionin e ankesave, i cili komision ka marr vendim dhe ka kërkuar që nga ana e organit të shkallës së parë, Komisionin për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim ta rishqyrtojë procesin e vlerësimit për lokalin në fjalë.

Organi i shkallës së parë pas vërejtjeve dhe sugjerimeve të dhëna nga ana e komisionit të shkallës së dytë, ka bërë rishqyrtimin e procesit të vlerësimit për lokalin e cekur më lartë, ku përsëri ka vendosur që i njëjti mbetet prapa njoftimit-listës përfundimtare të datës 17.01.2019 mbi shaplljen e fituesve të lokaleve pronë komunale sipas tenderit të datës 26.12.2018.

Prandaj Drejtoria e Administratës, sektori për çështje pronësore juridike, konform procedurave ligjore, sipas detyrës zyrtare ka qenë i obliguar ta zbatojë njoftimin e këtij komisioni dhe  për lokalin pronë e Kuvendit Komunal, që gjendet në Sheshin Shatërvan nr 62, të përgatit kontratën mbi qiradhënie me qiramarrësin dhe e njëjta të nënshkruhet nga ana e Kryetarit të Komunës së Prizrenit me fituesin e tenderit sipas njoftimit të këtij Komisioni. Për çdo pakënaqësi, palët mund të ju drejtohen edhe organeve tjera.

Krejt në fund, nuk mund të konstatojmë se a ka humbje Komuna, pasi kriter vlerësimi nuk kanë qenë vetëm çmimi ma i lartë, por edhe disa kritere të tjera të lartë përmendura.

Me respekt!

Osman Hajdari, drejtor i Drejtorisë për Administratë

P.S.

Nga Drejtoria e Administratës na është lejuar qasja në dokumentacionin e tenderit të datës 26.12.2018 për dhënien me qira të lokaleve të Komunës. Prizreni Sot e vlerëson transparencën e drejtorit të Administratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *