Drejtori Hoxha, demanton Kryetarin e Komunës së Prizrenit (DOKUMENT)

Drejtori i QRTK-së Samir Hoxha e ka demantuar Mytaher Haskuken rreth lajmit per shtrimin me kubza betoni ne zonen e mbrojtur historike konkretishtë lagjen Nën Kalaja:

Postimi i plotë i drejtorit të QRTK-së Samir Hoxha:

Kryetari i Komunës së Prizrenit duket se nuk i ka lexuar shkresat dhe vendimet para se të reagonte publikisht për lajmet rreth shtrimit të rrugës së Nënkalasë me kubëza betoni.

Korrespodencat midis Komunës dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren e sqarojnë situatën. Fatkeqësisht, në vend se kryetari të kërkonte falje për shkeljet që ka bërë institucioni i udhëhequr nga ai, përmes një fletërrufeje të sontshme, ka thënë shumë të pavërteta.

Dokumentet sqarojnë sakte se rruga është dashur të shtrohet me kubëza të mermerta ose gurë lumor. Asnjëherë nuk është dhënë pëlqim për betonizim. Trashëgimia kulturore e Prizrenit shkatërrohet nga veprimet e tilla.

Fatkeqësisht këtë e bën vetë Komuna, e cila ka barrën kryesore për ruajtën e saj. Kurse si mbulesë, kryetari përdor një fletërrufe për të manipuluar publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *