Drejtoresha e Kulturës në Prizren Emilia Rexhepi e “nis” detyrën me shkelje të rënda ligjore

Në ditën kur Emilia Rexhepi e pranoi detyrën e drejtoreshës për Kulturë Rini e Sport, në faqen zyrtare, të Komunës u publikua konkursi për pranimin e këngëve për Edicionin e 31 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Prizreni Sot

Ftesa është “fantom” sepse nuk bëhet nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport por nga një emërtim abstrakt për publikun.

Deri te emërimi i Emilia Rexhepit, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe publikimit të konkursit kanë ndodhur të njëjtat parregullsi e shkelje ligjore si vitin e kaluar.

Vitin e kaluar Drejtoria e Kulturës, nga informacionet jozyrtare, sepse as sot e kësaj dite ajo shumë nuk është bërë zyrtare,  i ndau rreth 20 mijë euro për pjesën përgatitore të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Kur ju doli skandali mbi sipërfaqe, kërkuan gjirllogari përmes së cilës do të “shpërlaheshin” këto para.

Kur asnjë institucion nuk pranoi që përmes gjirollogarisë së tyre të kalojnë ato mjete, u krijua një Organziatë joqeveritare, përmes të cilës u menaxhuan ato para.

Sa mjete u ndan dhe si u menaxhuan ato para të taksapaguesve, opinioni prizrenas nuk e di.

Zambaku i Prizreni nuk mund të jetë i asnjë organizate joqeveritare, dhe as nuk mund që njërez të papërgjegjshëm të tetntojnë një përvetësim e privatizim të tillë, që bëhet me paratë e taksapaguesve. Organizimi privat e paratë e taksapguesve.

Drejtoresha e re e Kulturës Emilia Rexhepi po e bënë gabimin e njëjtë.

Në ditën e parë kur ajo e mori zyrtarisht detyrën u publikua konkursi, ndërsa nga një njoftim i mëhershëm i Komunës së Prizrenit, njoftohet se dikuj me emrin ” Edicioni 31 Festivali Zambaku i Prizrenit ” ZAMBAKU I PRIZRENIT i janë ndarë mjete financiare nga kjo drejtori.

Dhe thirrja për aplikim është skandaloze.

Nuk e shpall konkursin Komuna e Prizrenit, dhe as Drejtoria për Kulturë Rini e Sport por “Zambaku i Prizrenit”.

Ky është njoftimi i Komunës.  

”Zambaku i Prizrenit 2020” hap konkursin për këngët pjesëmarrëse në edicionin 31-të festivalit, i cili do të mbahet në fund të muajit gusht të këtij viti.

Organizatorët e festivalit ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare në konkurrim për pjesëmarrje në këtë edicion, i cili këtë vit do të zgjasë tre ditë.

Konkursi për pranimin e këngëve është i hapur deri më 24 korrik 2020.

Kush është “Zambaku i Prizrenit”. Kush po fshihet pas emërtimit Zambaku i Prizrenit, opinioni publik në Prizren nuk e di.

Në ditën e parë të punës mund të mos e dijë as drejtoresha e re e Kulturës, por nëse do të vazhdojë me praktikat e njëjta të vitit të kaluar, atëherë ajo do të bëhet bashkëfajtore…

Çka do të ndodh mbetet të shihet në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *