Drejtoresha e DKRS Emilija Rexhepi pret drejtuesit e KF Liria, iu premton përkrahje

Të marten në DKRS, drejtoresha e re e Emilia rexhepi priti drejtues të KF Liria.

Drejtues nga KF Liria:Qemal Krasniqi,kryetar, Erxhan Dana, drejtor, Durak Thaçi, anëtar i Bordit dhe kapiteni, Robert Gjeraj, uruan znj. Emilija Rexhepi me rastin e emërimit të saj në krye të DKRS-së.

Ndërkohë, musafirët njoftuan, znj. Rexhepi për vështërsitë dhe nevojat që ka klubi, e ku u kërkua ndihma nga DKRS-ja.

Në takimin e përzemërt, Emilija Rexhepi, drejtoreshë e DKRS-së, pohoi se do të shtojë përkrahjen për klubin si në mbështetje financiare përmes subvencioneve, ashtu dhe në infrastrukturë

Lidhur me mundësinë e shtimit të dinamikës së punëve në përmbylljen e infrastrukturës në stadium, znj. Rexhepi, ka thënë se shpejtë, do të vizitoj stadiumin, për tu njohur nga afër lidhur me situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *