Drejtoresha e DKRS Emilia Rexhepi vizitoi KF “LIRIA”

Të mërkuren në mesditë Emilija Rexhepi, drejtoreshë e DKRS në Komunën e Prizrenit,me bashkëpuntorë vizitoi KF Liria.

KF “Liria” njofton se ajo u prit nga Qemal Krasniqi, kryetar dhe drejtori Erxhan Dana.

Gjatë takimit u njoftua për sfidat dhe nevojat që ka klubi, me synim rangun elitar.Krasniqi, ka folur oër objektivat drejt Suoerligës dhe nevojat për arritjen e tyre.

Ndërsa, znj.Rezhepi premtoi përkrahje, duke thënë se: ‘klubi është i qytetit dhe se kemi obligim ta bëjmë këtë’.

Poashtu, ajo pos përkrahjes financiare, premtoi edhe përkrahje në infrastrukturë.Përshpejtim të punimeve në tribuna dhe nisjen e procedurave si rekomandim urgjent për ndërrimin e qilimit të gjelbërt, shkaku i dëmtimit këtij që është aktualishtë.

Kjo punë do të kryhet si nevojë urgjente në bashkpunim të tre këndëshit:MKRS-FFK-DKRS, thuhet në fund të njoftimit të KF “Liria”./Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *