Doktori i parë në Kosovë që humb betejën me COVID-19

Mjeku familjar dr. Fadil Zuka ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës e cila tha se i ndjeri bëhet doktori i parë që ndërron jetë nga koronavirusi.

“Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ‘90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në komunikatën e OMK.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *