Do të ndëshkohen me kamata dhe dënim mospaguesit e tatimit në pronë (këstit të parë) deri me 31 maj

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, Drejtoria për Ekonomi dhe Financa bënë të ditur se për të gjithë ata që nuk e paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri me 31 maj do të ndëshkohen më kamatë dhe dënim. Gjithashtu njoftohet se afati për ankesa ka përfunduar.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit se:

-Afati për ankesë ndaj faturës së tatimit në pronë mbaron më 31 maj 2019.

-Pagesa e tatimit në pronë për këstin e parë të vitit 2019 do të përfundojë më 28 qershor 2019. 
Drejtoria për Ekonomi dhe Financa kërkon që deri më këtë datë të bëhen pagesat e këstit të parë të borxhit të tatimit në pronë, në mënyrë që tatimpaguesit të mos ndëshkohen me kamatë dhe dënim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *