Deputeti Kujtim Gashi kërkon në Parlament zgjidhje urgjente për Deponinë e mbeturinave në Landovicë si problem shqetësues

Deponia e mbeturinave në Landovicë, ka vite që është problem shqetësues jo vetëm për banorët e Landovicës. Zgjidhjen për problemin ë kësaj Deponia në Parlamentin e Kosovës e ka kërkuar deputeti I PDK-së nga Prizreni Kujtim Gashi. Ai kërkoi nga Ministria e Ambientit angazhim për zgjidhjen e këtij problem.

“Sic jeni në dijeni  edhe në të kaluarën ka pas probleme të shumta me Deponinë e mbeturinave në Landovicë. Aty disa herë qytetarët kanë protestuar për shkak të kundërmimit të madh që ndodh me një perimetër jashtëzakonisht të gjërë përreth deponisë” tha Gashi

Ky kundërmim, shtoi ai, nuhatet fare thjeshtë nga kushdo që e merr rrugën për të hryë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Poashtu besoj se e dini se jo larg depinisë ka edhe shtëpi banimi. Kohët e fundit edhe uji  i puseve del të jetë i kontaminuar. Edhe më keq në vijë ajore shumë afër gjendet edhe shkolla ku i vijojjë mësimet nxënësit e fshatit..

“Pyetja për ministrin e Ambientit është kjo “”Cfarë do të ndodh me këtë deponi të mbeturinave dhe a ka plane ministria për zhvendosjen e Deponisë ose për ndonjë projekt riciklimi, i cili do ta bënte zgjidhjen për Deponinë jo vetëm në Landovicë por edhe në gjithë Kosovën dhe të njëjtat të kthehen në hapësira të gjelbërat pse jo edhe fabrika në funkison të zhvillimit ekonomik. Wshtw problem qw kwrkon zgjidhje urgjente” tha deputeti Kujtim Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *