Dafina Alishani: Në shumicën e pyetjeve si kuvendarë nuk kemi përgjigje nga drejtorët

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje Dafina Alishani, i ka kritikuar drejtorët se në shumicën e pyetjeve nuk kanë përgjigje.

“Ne këtu nuk jemi fontanë dëshirash  edhe nuk e meritojmë që të kthehen përgjigjet pjesërisht ose përgjigjet që ju konvenojnë” tha ajo dhe bëri thirrje që drejtorët të ju përgjigjen të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Përgjigjet që më janë kthyer tha ajo më tej janë gjysmake , dhe veçoi përgjigjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për “Luna parkun” në Qendrën Sportive, për të cilën shtoi ajo “më është referuar se Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka dhënë leje.

Kuvendarja Alishani kërkoi hollësi për këtë leje nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ndërsa e pyeti drejtorinë e Kulturës se “përse anëtari i RROK-u i propozuar për Komisionin për ndarjen e subvencioneve nuk është pranuar, ndërsa është marr një person tjetër dhe RROKU nuk është  informuar.

Ajo përgjigje gjysmake e ka quajtur edhe përgjigjen e Drejtorisë së Administratës dhe ka kërkuar sqarime shtesë./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *