Çka po ndodh me drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit?

Na faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit janë ploëtsuar të dhënat me emrat dhe biografitë e 12 drejtorëve të drejtorive komunale, po jo edhe ajo e Inspektoratit.

Pas paralajmërimit të kryetarit të Komunës për “riforatim” të qeverisë lokale, disa drejtor janë “përshëndetur” me detyrën, disa drejtor i kanë ndërruar zyret e punës ndërsa në disa drejtori janë emëruar emra të ri.

Levent Kaswmi dhe Ehat Oreshka, pas skandaleve te shumta “u liruan” nga detyra ndërsa kishte edhe vetëdeklarime për dorëheqje.

Në shumësinë e deklaratave kontraverse, kryetari i Komunës tha se po e “riformaton” qeverinë.

Drejtorë të ri janë emëruar në Drejtorinë e Bujqësisë, Urbanizmit, Financave, ndërsa me drejtorinë e Inspektorateve u bë rrokadë.

Ish drejtori Islam Thaçi kaloi në drejtorinë e Mirëqenies Sociale ndërsa pozita e drejtorit të Inspektorateve ka mbetur pa drejtor.

Një fakt I tillë konfirmohet nga faqja zyrtare në të cilën në vegzën “Drejtoria e Inspektorateve” nuk ka emër të drejtorit

Njoftim zyrtar pse s’po ndodh emërimimi i drejtorit të Inspektorateve nuk ka.

Kjo drejtori në këtë mandat u përball me “skandale” dhe shquhej për veprime të njëanshme. Në disa raste u lejuan ndërtime përtej çdo norme ndërtimore, ndërsa në raste të tjera u aktivizuan eskavatorët, edhe përkundër hyrjes në fuqi të ligjit për legalizim.

Derisa zyrtarisht nuk ka njoftim, burime të Prizreni Sot brenda qeverisë lokale njoftojnë se ke hezitim të theksuar për ta pranuar këtë detyrë. /Prizreni Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *