Cili është kuptimi i vendimeve të Mytaher Haskukës kur ato bëhen publike pas 4 muajsh, Ramadan Muja i bënte publike ditën që i merrte

Nëse i kutjojmë vitet e fundit të  udhëheqjes së Ramadan Mujës, me siguri e themi se ai vendimet që do t’i merrte i bënte publike përpara se t’i nënshkruante.

Prizreni Sot

Gazetarët dhe Shoqëria civile merrnin pjesë në “debatin” që Ramadan Muja e zhvillonte me drejtorët para se ta kalonte vendimin.

Deri te ky realitet në udhëheqjen e Ramadan Mujës erdhë pas kërkesave edhe presioneve të shumta të shoqërisë civile dhe medieve.

Atë kohë u vlerësua si fitore e transparencës…

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e fundit Mytaher Haskuka premtoi transparencë radikale,por…

Çka ndodhi në të vërtetë, pasi Mytaher Haskuka e mori detyrën e kryetarit.

Ndodhi kthimi prapa…

Mytaher Haskuka i mbylli takimet me drejtorët, ose ato nuk i mban fare, thotë se është e drejtë e tij?

Një klikim i thejshtë në faqen zyrtare te Komunës së Prizrenit, në vegzën kryetari i Komunës dhe nënvegzën Vendimet, të jep të kuptosh se sa larg është Mytaher Haskuka nga Ranmadan Muja në transparencë.

E përsërisim, Ramadan Muja në vitet e fundit të qeverisjes i hapi mbledhjet e bordit të drejtorëve dhe opinioni po atë ditë e kuptonte cilat vendime i merrte ai.

Në kohën e Mytaher Haskukës…terr informativ…

Opinioni prizrenas nuk e di nëse Mytaher Haskuka e ka marr ndonjë vendim nga data 15 qershor…

…sepse vendimi i fundit i publikuar i Mytaher Haskukës e ka datën 15.05.2020.

Ky shkrim po shkruhet me datë 20.06.2020.

Në mes janë 35 ditë që Prizreni nuk e di çfarë vendimesh ka marr kryetari i Komunës.

Edhe më keq se kaq…

Vendimi i fundit, ky i publikuar me 15.05.2020 është i datës 07.02.2020.

Kjo e bënë edhe më të rëndë transparencën e saj, në fakt mungesën e saj…

Prizreni nuk e di çfarë vendimesh ka marr Mytaher Haskuka që nga data 07.02.2020.

Më shumë se katër muaj kohë janë në mes që opinioni prizrenas nuk e di se çfarë vendimi ka marr kryetari Haskuka…

Përmbledhja e kësaj situate të transparencës mund të përshkruhet vetëm si mungesë totale e transparencës…

Kushdo që thotë tjetër gjë…gënjen e mashtron…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *