Challandes kërkon fitore kundër Moldavisë

Trajneri i Kombëtares se Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ndeshjen që do të zhvillohet sot kundër Moldavisë në Parma të Italisë.

Ai ka thënë se do të luajë më skuadrën e tij më të mirë derisa synon ta marrë fitoren e tij të parë kundër moldavëve në kampanjën e tij në Ligën e Kombeve.

“Sigurisht, ndal Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese dhe në ndeshje të tilla luajmë gjithmonë për fitore. Ky do të jetë një test i mirë për ne por e rëndësishme për ne është fitorja”, tha Challandes.

Kosova pati vështirësi të mëdha për shkak të COVID-19.

Djemtë e Challandes arritën që të luajnë vetëm dy stërvitje derisa shumë lojtarë munguan për shkak se nuk u lejuan të vinë në Kosovë nga klubet e tyre.

Kosova mbrëmë zhvilloi vetëm një stërvitje në Itali me tërë ekipin.

“Sigurisht, një stërvitje para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton. Kjo nuk është mënyra më e mirë, por ne nuk mund ta ndryshojmë situatën, duhet ta bëjmë më të mirën në këtë situatë”.

Challandes ka folur edhe për formën e lojtarëve të Kosovës për të cilën ka thënë se ka dallime.

“Forma e lojtarëve ka dallime për shkak se shumica e tyre janë në faza të ndryshme të stërvitjeve, në po përshtatemi në stërvitje me secilin prej tyre duke synuar që ta nxerrim më të mirën kundër tyre”.

Kosova sot në mbrëmje përballet me Moldavinë në stadiumin Enio Tardini në Parma të Italisë, ndeshje kjo që do të jetë e vlefshme për grupin e 3 të Ligës C të Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *