Botimet e Shtëpisë Botuese Klubi i Poezisë ndër botimet e para shqiptare të publikuara në ebook – librari dixhitale

Botimet e Shtëpise Botuese e promovuese Klubi i Poezisë, gjenden tashmë në ebook nëpër librari dixhitale kudo në botë.

ShB “Klubi i Poezisë” ndër të vetmet Shtepi Botuese shqiptare qe e ka arritë këtë risi.

“Autorët qe botojnë tek ShB “Klubi I Poezisë” kanë mundësi të shpërndahen kudo nëpër botë. Nuk behen te pasur por behen te njohur”, njofton shkrimtari publicist e botuesi Rexhep Shahu.

Shahu njofton se janë bërë disa  muaj, që botimet më kryesore të Shtëpisë Botuese e promovuese Klubi i Poezisë janë shpërndarë nëpër librari dixhitale nëpër botë.

Librat e Shtëpisë Botuese Klubi i Poezisë tashmë në ebook.🌐📔🌎

🌐📔🌎Klubi i Poezisë është Shtëpia e vetme Botuese e Promovuese shqiptare botimet kryesore të së cilës bashkë me revistën illz, revistë letrare e Tiranës, gjenden në ebook në libraritë dixhitale ngado në botë në linkun më poshtë:👇http://ow.ly/BDYa50Aebpb

Posted by Klubi i Poezise on Monday, June 22, 2020

“25 numrat e Revistes illz, reviste letrare e Tiranës, botim i Klubit të Poezisë, që janë një bibliotekë me vete gjenden tani ne ebook per ata qe duan te lexojne”’ thotë Rexhep Shahu, ndërsa në ebook vazhdojnë të publikohen botimet e Klubit të Poezisë.

Shumë tituj janë botuar në ebook, por me këtë rast veçojmë librin Shkrimtarët për Havzi Nelën – Shpirti i lire i Lumes, ku kanë shkruar 57 shkrimtarë, botuar nga Shtëpia botuese e promovuese Klubi i Poezisë.

Më shumë informacione dhe librat në ebook mund t’i gjeni në linkun http://ow.ly/Hjl250A9kNH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *