Bëjnë debate fëminore në vend që ta luftojnë dhunën, vrasjet, alkoolin, bixhozin, drogën

‘Bëjnë debate për çështjet dytësore apo te rangut të fundit ndërsa nuk e bartin dertin për ikjen e të rinjve  në masë të madhe.

Shkruan: Mervan Maksuti

Bëjnë debate të ulëta fëminore  duke garuar se kush i ka meritat e luftës, ndërsa vrasjet, dhuna, alkooli, bixhozi, droga dhe shumë gjëra të shëmtuara e kanë kapluar vendin në masa drastike e qe besa edhe mbytjet në vendin e punës, në të shumtën e rasteve me presionin e “Shefave”, ku askush nuk jep përgjegjësinë më të vogël .

Amaneti i atyre që e dhanë jetën për këtë liri nuk ka shkuar në vend.

Është duke u shkatrru ajo arritje e lirisë.

Tash ndryshimi është  se me demokraci po na shkatërrojnë…

… jo si dikur qe u munduan me dhunë të na zhdukin e nuk ia arritën qëllimit

Tani siç po shihet  armikut po i plotësohet ajo deshirë shekullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *