Ballkani përballet me Kikën në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës dhe janë mësuar ciftet e këtij rundi.

Klubi nga Suhareka, Ballkani, do të përballet me Kikën nga Istogu. Kika është në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes dy klubeve të Superligës së Kosovës, Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Ndërsa, klubi në pozitën e dytë në tabelën e Superligës, Feronikeli, do të përballen me Ferizajin, po ashtu në Superligë.

Ndërsa, Ndeshja e fundit e çerekfinaleve do të jetë ajo mes Dritës dhe Vëllaznimit, ky i fundit po ashtu në Ligën e Parë.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen më 9 shkurt dhe nuk do të ketë ndeshje kthyese pasi që ndeshjet janë me eliminim direkt.

KF Ferizaj – FC Ferronikeli

FC Prishtina – KF Trepqa 89

KF Kika – KF Ballkani

KF Vëllaznimi – FC Drita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *