Ballkani mposht Prishtinën, baraz në në Mitrovicë dhe Vushtrri

Kanë përfunduar tri ndeshjet tjera të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka triumfuar në derbin e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll derisa në shtëpi e ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi futbollisti Blendi Baftiu për ti dërguar ‘portokallinjtë’ në kreun e tabelës tashmë me 20 pikë.

Në “Riza Lushta” të Mitrovicës, Trepça ’89 dhe Feronikeli u ndanë në paqe pranë rezultatit 1-1.

Me barazim u mbyll edhe dueli tjetër ndërmjet Vushtrrisë dhe Flamurtarit, 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *