Arrestohet një person sipas urdhërarrestit ndërkombëtar

Policia njofton se “duke u bazuar në kërkesën për arrestim dhe ndalim sipas fletëarrestit ndërkombëtar nga autoritet zvicerane është ndaluar dhe është sjellë (ekstraduar) për në Kosovë i kërkuari Z. B. shtetas shqiptar/kosovar.

I njëjti është kërkuar nga autoritetet e Kosovës, përkatësisht nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale ‘grabitje në tentativë’.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren personi i ekstraduar është ndaluar për 30 ditë në paraburgim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *