OJQ ARASTA ka shpërndarë 300 pako ushqimore dhe ka shtruar iftar për 700 persona në 10 ditët e para të Ramazanit

Në dhjetë ditëshin e parë të muajit Ramazan, shoqata ARASTA nga Prizreni, falë donatorëve lokal dhe atyre nga Turqia, deri më tani ka shtruar iftare për 700 persona dhe ka bërë shpërndarjen e 300 pakove ushqimore në kuadër të aksionit humanitar “Shporta e Ramazanit”.

 “Shporta e Ramazanit” është aksion humanitar në të cilin bamirësit mund të kontribuojnë duke bërë pagesën prej 5 eurosh tek lokalet apo shtandet e aksionit që gjenden në disa pika të qytetit.

Nga pagesat e bëra pastaj formohen pakot në vlerë prej 10 eurosh dhe shpërndahen në adresa të familjeve në nevojë.

Po ashtu gjatë këtyre 10 ditëve të para të Ramazanit janë dhuruar veshëmbathje për 50 fëmijë jetimë të Prizrenit, ndërsa është planifikuar shpërndarja e veshëmbathjeve edhe për 50 fëmijë të tjerë.

Drejtori i shoqatës ARASTA, Agon Gashi, pohoi se deri në fund të Ramazanit janë planifikuar iftare edhe me rreth 1300 persona si dhe janë planifikuar të shpërndahen edhe rreth 500 pako ushqimore.

Drejtori Agon Gashi po ashtu deklaroi se këtyre ditëve është bërë edhe shpallja për pjesëmarrje në turneun humanitar në futboll të vogël.

Shpallja për paraqitjen e ekipeve është e hapur deri më datën 17 maj, ndërsa të githa të hyrat e siguruara nga ky aktivitet sportiv i dedikohen familjeve në nevojë.

Ndeshjet e futbollit fillojnë me datën 18 maj dhe do të zhvillohen në orët e mbrëmjes në qendrën rekreative “Andrra” në Marash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *