Apo dëmtohet qëllimshëm dhe me vetëdije buxheti i Komunës nga zyrtarët Komunal të Mytaher Haskukës? (1)

Së paku në një rast, në tenderin e dhënies së lokaleve pronë e Komunës së Prizrenit, dyshohet se buxheti po dëmtohet mbi 5000 Euro.

Në tenderin e datës 26.12.2018, për njërin nga lokalet e Komunës ka konkurruar edhe personazhi i rrëfimit tonë.

Ai e ka dhënë çmimin më të lartë për metër katror,  por nuk e ka fituar tenderin…

Odisejada e kërkimit të së drejtës nga ana e tij është e gjatë dhe po vazhdon…

Është ankuar me pretendimin se i është bërë e padrejtë, dhe Komisioni për ankesa pran Kuvendit Komunal me vendimin e datës 28.02.2019 ia aprovon ankesën…

Çuditërisht Komisioni vazhdon të veprojë njëjtë…Ia ndan lokalin ofertuesit me çmimin më të vogël.

Dyshohet se hilen e fshehin në një fragment që nuk ka lidhje me realitetin, që e vërteton një komision brenda Kuvendit Komunal.

Njoftohet kryetari i Komunës, kryesuesi i Kuvendit Komunal, bëhet ankesë në OSHP, nga e cila merr përgjigje se shqyrtimi i rastit nuk është në kompetencë të saj…

Ankuesi vazhdon me padi në Gjyatën Amdinistrative…

Ankuesi e paraqet rastin edhe në Njësinë e Krimeve Ekonomike në Prizren…

Telenovela vazhdon…

Në kërkimet e para në faqen zyrtare të Komunës nuk gjendet asnjë dokument rreth këtij rasti…As njoftimi  i listës përfundimtare i datës 17.01.2019

Në ditët në vazhdim do ta trajtojmë rastin…

Kemi bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, ndërsa në adresë të drejtorit të Administratës janë dërguar pyetjet rreth rastit…/prizrenisot.com/

Vijon…  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *