Anton Quni: Qytetarët e Prizrenit meritojnë një qeverisje të mirë

Kryetari i Degës së LDK-së Anton Quni u është drejtuar me një letër të gjatë veprimtarëve e aktivistëve të LDK-së dhe qytetarëve të Prizrenit.

Në mes të tjerash ai thotë se “viti i ardhshem eshte vit i zgjedhjeve lokale dhe ne, qysh tani kemi filluar pergaditjet per tu dale perballe prizrenasve me me te mirin kandidat te mundshem i cili do tu ofroj platforme e program te qasshem e konkret per te gjitha problemet qe presin zgjidhje. Qytetaret e Prizrenit meritojne nje qeverisje te mire dhe jo improvizime te dobeta te gjoja qeverisjes, me cfare jane ballafaquar viteve te fundit.

Fjalë e plotë e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

Te dashur veprimtar e aktivist, bashkepartiak e simpatizant te LDK-se, u bene nje vit qe kam marre drejtimin e deges ne Prizren.

Pergjate kesaj kohe, me bashkepunetoret e mi kemi bere perpjekje per shtrirje sa me te gjere ne teren te strukturave tona dhe organizim sa me te mire, ne menyre qe te jemi sa me te hapur e sa me afer, jo vetem simpatizanteve e votuesve tane, por gjithe qytetareve te komunes se Prizrenit.

Kam bere perpjekje, deri ne kohen e shfaqjes se COVID-19, te jem ne zyren e partise sa me gjate qe te takoj e te bashkebisedoj me perfaqesuesit e strukturave tona, dashamires te LDK-se, bashkeveprimtar e qytetar qe ndjehen afer me cfare LDK prezanton e perfaqeson.

Kam zhvilluar me mijera takime te natyres se tille. Nga to kam mesuar se si rrah shpirti i njerezve qe i besojne nje organizimi politik qe, ka lindur dhe bashkejetuar pergjate viteve, me nevojat e qytetareve te Kosoves.

Vetem tre muaj pas marrjes se drejtimit te deges jemi futur ne zgjedhjet e parakohshme nacionale, ne te cilat kemi shenuar rritje ne rreth 3000 vota.

Per te arritur aty ku deshirojme na duhet edhe shume pune e angazhim.
Covid19 na ka ndalur pak hovin, por jo edhe per shume gjate, sepse javeve e diteve ne vijim, gjithmone duke respektuar udhezimet e institucioneve kompetente, do ti pervishemi punes e angazhimit ne teren.

Viti i ardhshem eshte vit i zgjedhjeve lokale dhe ne, qysh tani kemi filluar pergaditjet per tu dale perballe prizrenasve me me te mirin kandidat te mundshem i cili do tu ofroj platforme e program te qasshem e konkret per te gjitha problemet qe presin zgjidhje.

Qytetaret e Prizrenit meritojne nje qeverisje te mire dhe jo improvizime te dobeta te gjoja qeverisjes, me cfare jane ballafaquar viteve te fundit.

Qytetareve te Prizrenit, ne do te ju dalim perball me plane konkrete per zhvillim e avancim infrastrukturor, te sherbimeve publike ne arsim e shendetesi primare, uje, kanalizim, rruge, ambient te paster, rend e rregull dhe dyer te hapura e transparence te plote.

Ne fakt, ne partnerin kryesor do ta kemi qytetarin e Prizrenit si ne pergaditje te platformes ashtu edhe ne realizimin e saj me pas.

Une jam njeri qe besoj e jam thellesisht i bindur se me pune mund te arrihet cdo gje.
Nuk hezitoj as nuk pritoj te ulem me secilin, te degjoj mendime e vleresime dhe te ftoj me pas secilin per te dhene kontribut ne rikthimin e fuqishem te LDK-se ne Prizren, jo per veten, jo per LDK-ne, por per te miren e pergjithshme, per qytetarin e Prizrenit qe zhvillimin dhe qeverisjen e vertete do ta perjeton vetem kur LDK te rimarre qeverisjen e Prizrenit.

Vleresoj jashtezakonisht shume angazhimin e secilit bashkepunetore, veprimtar e aktivist, kryetar nendege, anetar kryesie e te forumeve te partise.
Ju falenderoj nga zemra qe angazhoheni e punoni per LDK, kete pune e angazhim se bashku do ta kthejme ne suksese duke arritur cakun tone te perbashket per ta bere realitet qeverisjen me komunen e Prizrenit.

Me juve perkrah, me angazhimin e sinqert te secilit, me bashkepunimin e ngusht mes nesh, me fryme harmonie e kolegialiteti ne do te behemi fitues per ta bere fitues qytetarin e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *