Ambasada Amerikane ia kujton zotimin Haskukës, ia përmend kërkesën e 7 OJQ-ve për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë

Ambasada Amerikane ia ka kujtuar kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskukës kërkesën e 7 Organziatave Joqevritare, për largimin e drejtorit me aktakuzë.

“Shtatë organizata të shoqërisë civile në Prizren kanë treguar lidership duke i kërkuar kryetarit të komunës largimin e një zyrtari të akuzuar, për ta mbajtur premtimin e tij për të marrë seriozisht korrupsionin”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

“Ambasada shprehet e kënaqur kur shohim qytetarët që marrin seriozisht rolin mbikëqyrës duke folur për Sundimin e Ligjit në Kosovë”./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *