Alajdin Fusha i qetëson punëtorët: Kompania ABI vazhdon punën dhe do të vazhdojë të punësojë punëtorë të ri

Menaxheri i Kompanisë ABI, Alajdin Fusha ditëve të fundit nga shanatzhet e inspektoratit të Kuvendit Komunal, tha se Kompania ABI është duke e shqyrtuar mundësinë për ta ndalu aktivitetin ekonomik dhe për ta vazhduar biznesin në një shtet tjetër, ndërsa punëtorët do të lirohen nga puna.

Punëtorët kanë qenë në ankth ditëve të fundit për mundësinë e humbjes së vendeve të punës.

Alajdin Fusha të dielën i lehtësuar nga vendimi i prokurorisë që të gjitha palët t’i ndalojnë veprimet e mëtutjeshme tha se Kompania ABI, e respekton ligjin dhe bënë thirrje për respektim të ligjit.

“Edhe përkundër shanatazheve do të vazhdojmë punën tonë, do të vazhdojmë të punësojmë punëtorë të ri”. tha Alajdin Fusha.

Prizreni Sot, në vazhdim do ta pasqyrojë gjithë ngjarjen e ditës së sotme./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *