Aktivitetet e (zbehta të) Komunës së Prizrenit për Ditët e Lidhjes dhe Çlirimit të qytetit

Përmes një njoftimi dërguar medieve Komuna e Prizrenit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për nder të Ditëve të Lidhjes dhe  çlirimit të qytetit.

Nga ajo çka prezantohet në agjendë, Prizreni këtë vit do të ketë aktivitete të zbehta.

Njoftimi i plotë:

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit.

Më poshtë mund të gjeni agjendën e aktiviteteve:

10 QERSHOR

11:00 – Ditët e Lidhjes (Orë Letrare) (në oborrin e Lidhjes së Prizrenit)
12:00 – Hapja e Turneve të futbollit dhe basketbollit (në stadiumin ”Përparim Thaçi” dhe sallën e sporteve “Sezai Surroi”)
20:00 – Koncerti ”Nostalgjia” (Agim Gërguri,Osman Shehu, Agim Tejeci) (në oborrin e Lidhjes së Prizrenit)

11 QERSHOR

11:00 – Vazhdimi i turneve të sportit 
20:00 – Shfaqja ”Komedia e Kuqe” nga teatri ”Muharrem Qena” Mitrovicë (në Teatrin e Prizrenit ”Bekim Fehmiu”)

12 QERSHOR

10:00 – Homazhe ne varrezat e dëshmorëve (në Landovicë)
10:30 – Manifestim për nder të ditës së çlirimit (në Landovicë)
12:00 – Akademi solemne dhe ndarja e dekoratave (në sallën 
e Asamblesë Komunale)
15:00 – Finalet e turneve të sporteve 
19:00 – Koncerti i Lirisë (SHKA-të nga Prizreni, Ansambli Popullor Tiranë) (në sheshin Shatërvan)
23:00 – Lëshimi i fishekzjarrëve festive (në Kalanë e Prizrenit) 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *