Akademia diplomatike e Enver Hoxhajt, kjo është pamja sot e shtëpisë së Shuaip Spahiut

Në qershor të vitit 2012 mediat në Kosovë raportojnë se “ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë publik lajmin se selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës do të jetë në Prizren. Kjo seli, sipas tij, do të zhvendoset në Prizren, për faktin, qyteti jugor i Kosovës historikisht ka luajtur rol të rëndësishëm në çështjet vendimtare të kombit”.

Një vit më vonë me 25 maj të vitit 2013 “sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Punëve të Jashtme, shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut, do të jetë selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës me seli në Prizren.

Në këtë njoftim thuhet se “Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që t’i jap Akademisë Diplomatike të Kosovës, një objekt me vlera historike në këtë qytet. Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Punëve të Jashtme, ish- shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut, do të jetë selia e Akademisë Diplomatike.

“Vendimi është marrë unanimisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i paraprirë edhe nga një vendim i Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Prizreni, që objekti në fjalë t’i jepet në pronësi të përhershme Akademisë Diplomatike”, thuhet në një njoftim.

Historia e këtij rrëfimi është edhe më i trisht se kaq…

Sot jemi në shkurt të vitit 2019 ndërsa gjendja e Shtëpisë së Shuaip Spahiut është kjo…/prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *