Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ndan 50 mijë euro për Memorialin e Krushës

Drejtori I Administratës njofton se Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale,  do të participojë me 50,000 Euro në projektin e varrezave të martirëve të Krushës së Vogël.

Njoftimi i plotë:

Krushës së Vogël me 113 të vrarë (68 ende të pagjetur), 82 gra të veja, 145 fëmijë jetimë, 10 familje pa asnjë mashkull, iu deshën 20 vite që të presin qeveritë e kaluara për memorialin e varrezat e martirëve të fshatit, i cili, për shtetin, është shumë i vogël në krahasim me sakrificën e madhe të Krushës së Vogël.

Drejtoria e Administratës është duke zhvilluar dy projektet për Krushën e Vogël, të cilat do t’i përfundojmë së shpejti.

Sot, prita në takim z. Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, me të cilin u dakorduam që Agjencioni që udhëheq z. Zogaj të participojë me 50,000 Euro në projektin e varrezave të martirëve të Krushës.

Një falenderim i veçantë për kolegun tim Agron Limani për këtë bashkpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *