ABI Çarshia e fiton betejën e së dielës

Një dramë e vërtet ndodhi të dielën në hapësirat e ABI Çarshisë.

Kryeinspektori Komunal Islam Thaçi, i shoqëruar nga tre persona të tjerë të prezantuar si zyrtarë ligjor, me ekskavatorët pas vetes ia kishin mësyrë ABI Çarshisë.

Punëtorët e ABI-t, dhe qytetar të tjerë, në solidarizim të Kompanisë ishin mbledhur në ABI Çarshi.

Aljadin Fusha menaxher i Kompanisë ABI, gjatë gjithë kohës e mbajti situatën e qetw nwn në kontroll.

Kryeinpsektoi Islam Thaçi e njofton menaxherin e ABI-it se kishte ardhur për ta vazhduar rrënimin e pjesës së ndërtuar pa leje.

Menaxheri Alajdin Fusha kërkoi nga kryeinspektori që të pret dhjetë minuta deri sa të vijë avokati i Kompanisë.

Drejtori i inspektoratit Islam Thaçi u pajtua, ndërsa ende pa kaluar ky afat kohor i marrëvshjes gojore ekskavatorët parkohen skaj ABI Çarshisë.

Pas ardhjes së avokatit të Kompanisë ABI, pas debatit mes avokatit të Kompanisë dhe kryeinpsketorit Komunal, Islam Thaçi kërkoi që të hapen dyert që ekskavatorët të hyjnë brenda, për ta vazhduar rrënimin ndërsa avokati i Kompanisë Taulant Hodaj, pasi ua shpjegoi ankesat që Kompania ABI i ka bërë, kërkoi nga kryeinpsektori dhe personat që e shoqëronin ta lëshojnë pronën private.

Kryeinpsektori prizrenas, insistonte se ishte në të drejtën e tij për ta vazhduar rrënimin e nisur dy ditë më parë.

Në ndërkohë zyrtarë policor arrijnë në ABI Çarshi, dhe kërkojnë nga zyrtarët Komunal që ta lirojnë pronën private, ndërsa i urdhërojnë të dy palët që të mos e ndërmarrin asnjë veprim deri në një vendim të ri.

Policia thirrej në një urdhër të prokurorit për ndërprerjen e të gjitha veprimeve nga të gjitha palët.

Prizreni Sot, në vazhdim do të raportoj për gjithë ndodhin e sotme në ABI Çarshi. /prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *