A po shembet Liria në themele, edhe gjeneratat e reja “në bisht” të tabelave

Më rënie të lirë, “e papenguar” fare me hapa konkret KF “Liria” në edicionin e ri të garave do të zbres në një rang më të ulët garash.

Kjo nuk është fatkeqësia më e madhe e Lirisë.

Fatkeqësia është mungesa e talentëve të ri, e futbollistëve, e punës me ta. Dikur futbollistët prizrenas, përveç që e bartnin peshën kryesore në Liri, ishin të kërkuar nga të gjitha Klubet sportive.

Sot, Prizreni nuk ka futbollistë as për vete e as për “import”.

Cila është gjendja në skuadrat e reja të Lirisë.

Nga pozita në tabelë juniorët e Lirisë, por edhe kadetët janë të rrezikuar që edhe ata të bien në një rang më të ulët të garave, ndërsa  hiq më e mirë  nuk është gjendja as me ekipet e grupmoshave te reja, qe garojnë ne Lidhjen Rajonake, ku ekipet e moshave te reja te Lirisë janë kryesisht kah fundi i tabelës.

Kjo është fatkeqësia më e madhe e Lirisë.

Nga kryesia e re e Lirisë, premtimet më të mëdha u dhanë për punë në Shkollën e futbollit, ndërsa nga aty përditë po ikin fëmijët.

Mungesa e rezultateve shoqërohet edhe me mungesë disipline. Dy trajnerë të Lirisë  janë dënuar nga Komisioni disiplinor.

Edhe përkundër kësaj në Liri, nuk reflektim. Në Liri është krijuar një “planet” i ri, krijesave të të cilit nuk iu bënë përshtypje asnjë gjë./prizrenisot.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *