A do të ndryshohet mënyra e menaxhimit në KF “Liria” apo do të thellohet tatëpjetëza?

Pozitë e opozitë ( përveç kuvendarit Ilir Baldedaj) në Prizren, i kanë futur veshët në lesh përballë paaftësisë së Klubit me traditë të futbollit prizrenas.

Nuk është tragjedia më e madhe e Lirisë rënia nga superliga. Shkapërderdhja e eventuale e skuadrës, ikja e futbollistëve në mjedise më të mira, mund ta dërgojë Lirinë në situatë të pashpresë për t’u rikthyer në emrin dhe traditën e saj.

Liria vazhdon të jetë skuadër e Kuvendit Komunal, dhe në këtë institucion, përveç kërkesës së kuvendarit Ilir Baldedaj për t’u futur në rend dite (në mbledhjen e fundit) nuk ka asnjë zë, asnjë kërkesë për mobilizim për ta shpëtuar Lirinë, dhe për ta kthyer në superligë.

Thirrja nga sportdashës prizrenas  për ta ndryshuar formën e menaxhimit të klubit, nuk u dëgjuan ndërsa aktualisht del parashikimi i tyre se forma e këtillë e menaxhimit Lirinë e solli në situatën aktuale.

Vite më parë një gjerman shprehu interesimin për Lirinë, por me këtë nismë nuk ndodhi asgjë sepse nuk kishte gatishmëri që në Liri  të ndryshon forma e menaxhimit.

 Vetëm në Kampionatin e fundit Liria pati në dispozicion mbi 200 mijë euro të ndara nga Kuvendi Komunal dhe mijëra euro të tjera nga donatorë, ndërsa fundi është i njohur.

Çka duhet të ndodh më shumë që në Liri që të ndodh një menaxhim ndryshe.

Kjo nismë bëhet edhe më e kuptimtë për faktin se interesim për Lirinë përsëri ka ardhur  nga Gjermania, ndërsa s’ka asnjë lëvizje.

Për mungesë të hapave konkret janë fajtor të gjithë e më shume kreu udhëheqës i Komunës dhe  prandaj është e pafalshme  heshtja ndaj kërkesës së GERMAN INVESTITOR GROUP ,  investitor të cilin shumë klube në Kosovë e kërkojnë me ngulm.

Çka po ndodh si përgjigje për këtë interesim. Asnjë lëvizje. Ndonëse mbi kryetarin Haskuka bie përgjegjësia më e madhe për t’i lëvizur gjërat, heshtje e frikshme vazhdon të mbretëroj në Prizren kur është në pyetje Liria.

Asnjë lëvizje, asnjë takim, dhe asnjë zhvillim, në ndërkohë që paralajmërohen largime të futbollistëve, ndërsa garat në ligën e parë do të jenë jashtëzakonisht të vështira, sepse aty janë: Besa, Vllaznimi, KEK-u e skuadra të tjera, të cilat në rrethanat aktuale janë shumë më të përgatitura se prizrenasit.

Pozitë e opozitë në Prizren po heshtin përpara pafatësisë së Klubit të futbollit “Liria”. Nëse skuadra lihet në duart e atyre që e “rrezuan” nga superliga, për Lirinë nuk do të ketë ditë të bardha.

Ansjë lëvizje në Kuvendin Komunal rreth kërkesës për ndryshimin e menaxhimit të skuadrës. Përse injorohet kërkesa që vjen nga Gjermania.

Në këto dhe shumë pyetje të tjera pritet që përgjigje të japin ditët në vazhdim. Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet në dhe rreth Klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *