8 muaj burg për veprën penale lëndim i lehtë trupor

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  B.SH. nga Prizreni,  për shkak të  veprës  penale  lëndim i lehtë trupor  nga neni 188 par.2. lidhur me par.1.  të KPRK-së.

I  akuzuari me iniciale B.SH.nga  Prizreni,gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë ) muaj.

Nw njoftimin e Gjykatws thuhet se me datën 19.11.2015, rrethe orës 11.30 minuta në Prizren, në kafiterin e quajtur “Albi”, i shkakton lëndime të lehta personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një fjalosje në mes të pandehurit me iniciale B.SH. dhe të dëmtuarit me iniciale S.M. i pandehuri ishte duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin me iniciale S.M. i dëmtuari M.M ndërhynë për ti ndarë, ku i pandehuri e sulmon fizikisht edhe atë duke e goditur  me thikë me ç’rast të dëmtuarve  iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të përshkruar më për së afërmi në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko-ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *