7 aktakuza kundër 10 personave

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar personi me inicialet A.B., personi i lartcekur është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” ( Dhunë familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (Dhunë familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (Dhunë familje).

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Sulmi” (Dhunë familje).

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”; di-font

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *