6 të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit, shkon në 150 numri i viktimave

Ministria  Shëndëtësisë  ka njoftuar se numri i personave të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus ka shkuar në 150, nga 144 sa ishte të martën.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, nga 419 mostra të testuara sot, 241 kanë rezultuar pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *