5 persona ndalohen për 48 orë, ndërsa kundër 10 personave janë ngirtur 9 aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person ështëndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *