Pesë oferta për Arbër Shalën, një nga Shqipëria 4 nga superliga e Kosovës

Mbrojtësi i majtë ofensivë Arbër Shala, nga Rahoveci tashmë e ka përfunduar kontratën me Dritën në Superligën e Kosovës dhe është një lojtar i lirë. Shala ishte i huazuar tek Kamza në sezonin e kaluar, por pasi kjo e fundit u rrëzua në Kategorinë e Dytë, shumë futbollistë mbetën pa ekip.

Mbrojtësi i majtë është një lojtar i lirë, por për 27 vjeçarin nuk mungojnë ofertat. Shala ka ofertë nga Shqipëria 4 oferta të tjera nga klube të tjera në Superligën e Kosovës, të cilat dëshirojnë shërbimet e mëngjarashit.

Shala ka qenë edhe pjesë e Laçit në Shqipëri ndërsa në Kosovë ka nisur në Rahovec ka vazhuar në KEK, Gjilan dhe në, Dritë ndërsa së fundi në Kamzë.

Mbetet të shihet cilën ofertë do ta pranojë futbolliti Arbër Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *