46 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

627 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet regjionale në vend, ku prej tyre 424 janë të konfirmuar me COVID-19, raporton Express.

Informacione rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 19 në respiratorë dhe 27 me CPAP-maskë, derisa 381 janë në oksigjeno-terapi.

“Në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë- nga ta 214 të konfirmuar me COVID- 19. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, kurse të konfirmuar me COVID-19 janë 210″, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 454 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet e vendit dhe gjurmimi i rasteve në terren, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 250 mostra.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara nga 13 marsi ka arritur në 9049, me gjithsej 256 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *