41 aksidente për 24 orë, 1 me fatalitet

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar gjithsej 41 aksidente, në 21 prej të cilave kanë qenë me lëndime trupore, ndërsa 20 aksidente të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale.

Një aksident ka përfunduar me fatalitet, ku një 22-vjeçar ka mbetur i vdekur në Komoran të Drenasit nga një vetaksident.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 286 gjoba.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 18 të dyshuar, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *