4 raste pozitive me Covid 19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit ” Prim.dr.Daut Mustafa”, dr. Afrim Avdaj, i ka thënë të martën Televizionit të Prizrenit se edhe ky institucion ka filluar me trajtimin rasteve që janë të prekur  me Covid-19.

Ai njofton se në repartin infektiv në Spitalin Rajonal në Prizren janë të shtrirë 10 pacientë, 4 prej tyre të konfirmuar si raste pozitive.

Në Spitalin e Prizrenit janë në dispozicion 33 shtretër për trajtim të këtyre rasteve, dhe në rast të rritjes së numrit i tërë reparti infektiv do të vihet në shërbim të pacientëve të prekur me Covid-19.

Avdaj thotë se përkundër gjendjes së krijuar, situata ndodhet nën kontroll në institucionin më të rëndësishëm shëndetësor në Prizren

Qytetarët apelohen që t’iu përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *