398 të prekur me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale, 15 janë në respiratorë

Rreth 600 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Unviversitare dhe spitalet e tjera të vendit, 398 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19, raporton Express.

Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 15 pacientë janë në respiratorë, 24 me CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me COVID-19.

Janë shëruar 115 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *