303 të prekur me koronavirus po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 38 në gjendje të rënduar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, njofton se në QKUK dhe në spitalet regjionale janë duke u trajtuar 564 pacientë.

Ai ka theksuae se prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirusi, ndërsa të tjerët janë në pritje të rezultateve.

“Në spitalet tona rajonale dhe në QKUK momentalisht janë duke u trajtuar 564 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa të tjerët në pritje të rezultateve .Nga këta pacientë 38 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ku janë të kyçur në respiratorë, 14 janë të intubuar, ndërsa 24 janë me metodat tjera joinvazive të kyçur në respiratorë”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *