30 pyetjet e Ilir Baldedës për Zambakun që nuk morën asnjëherë përgjigje

Na faqen e tij në FB, kuvendari Ilir Baldedaj vitin e kaluar i ka shtruar 30 pyetje që ai i quan dyshime për “keqpërdorime kriminale në edicionin e 30 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Këto janë pyetjet që nuk morën asnjëherë përgjigje:

1. Pse nuk u publikua asnjëherë lista e këngëve që konkurruan për edicionin e 30-të?

2. Si u aplikua: në pliko, online dhe kush i pranoi aplikacionet?

3. Kriteret përzgjedhëse: Kush i kontrolloi tekstet dhe e dha sinjalin e gjelbër nëse kalon teskti, kush e kontrolloi dhe përzgjodhi këngën?

4 Sa këngë u refuzuan?

5. Pse nuk pati sivjet këngë boshnjakisht (dhe sa është parapa penalizimi për këtë)?

6. Pse Këshilli organizativ alias OJQ fantome nuk kishte paraparë provën gjenerale (sa është penalizimi ëpr këtë)

7.Pse nuk u aktivizua orkestra e qytetit me prijësin e tyre Blerim Bytyqi që derdhte lot krokodili për anashkalim të këtij orkestri?

8 Sa instrumentistë ishin nga Kosova, sa nga Shqipëria e sa nga Mali iZi, Maqedonia apo Kosova Lindore?

9 Sa emra të instrumenistëve janë përfshirë edhe në konkurrim me këngë?

10. Kush e ndërroi llogon e Festivalit?

11. Kush e ndërroi zhanrin e këngëve që duhet interpretuar në festival?

12. Pse juria profesionale pati 3 dhe jo 5 anëtarë sa ishte më heret?

13. Pse u bënë dy mikrofona të artë?

14. Pse të gjitha shpërblimet iu shkuan simpatizantëve të VV?

15. Pse kutitë e votimit nuk ishin para syve të publikut për votim-monitorim, por u sollën nga bifeja e Lumbardhit?

16. Pse prof Ciko u soll nga Tirana në Prizren dhe anasjelltas me automjet të Komunës? A u soll me automjet të Komunës edhe këngëtarja nga Shkodra?

17. Kush e pagoi Hotel City për prof Ciko, dhe sa kohë përpara u njoftua prof Ciko me këngët, tekstin e pjesëmarrësit në festival apo u soll nga hoteli direkt në Bashqe të Lumbardhit?

18. Kush ishte drejtor artistik dhe kush ishte drejtor i Festivalit?

19. KKush i angazhoi instrumentistët me cilat kritere?

20. Pse u anashkalua  potenciali i instrumentistëve prizrenas që kanë emër edhe në shumë shtete të Europës?

21. Sa para u mblodhën nga donatorët?

22.A u morën paratë nga donatorët “nën tezgë” apo në llogari?

23. Kush bëri ftesë për donacione Këshilli Organizativ, DKRS apo Kabineti i kryetarit>

24. Pse drejtori i Shëndetësisë ishte 24 orë në Bashqe të Lumbardhit e jo në vendin e tij të punës?

25. Sa bileta u shitën dhe kush i shiti ato?

26. Kush i mori paratë e biletave?

27. Pse nuk pat vend për mysafirët e ftuar dh anëtarët e kooalicionit, ndërsa karriget u zunë nga militantët e Vetëvendosjes?

28. Pse u ndanë mirënjohje për individë e jo ëpr institucione që vërtetë ishin themelues të Festivali ZAMBAKU I PRIZRENIT

29. Pse shpërblimet kryesore i ndan Ehat Oershka e Mytaher Haskuka, që kurrë nuk kanë bërë asgjë për këtë festival, e jo personalitete që me dekada kanë dhënë kontribut për Festivalin dhe jetën kulturore të qytetit e më gjërë?

30. Çka i bashkon Ehat Oershkën dhe Nesim Berishën për këtë festival?? Oldtajmer, muzika, piano??? jo jo i bashkon Kënga PopulloreEEEEEEEEE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *